Haradinaj: Kurti ka mashtruar me reciprocitetin - Bota Sot
Haradinaj: Kurti ka mashtruar me reciprocitetin

Kosova

Haradinaj: Kurti ka mashtruar me reciprocitetin

Më: 25 mars 2020 Në ora: 13:44
Daut Haradinaj

Në kuadër të seancës për mocionin e mosbesimit, pati edhe një debat mes Daut Haradinajt të AAK-së dhe kryeministri Albin Kurti. Në fjalën e tij, Haradinaj deklaroi se Kurti e ka hequr tarifën pa e vendosur reciprocitetin.

Sipas Haradinajt, Kurti e ka kamufluar heqjen e taksës me reciprocitet dhe kjo e fundit ka qenë vetëm mashtrim.

Haradinaj: Kurti e ka hequr taksën duke mashtruar me reciprocitet

“Meqenëse është duke u diskutuar shumë për taksën, në këtë sallë kur është diskutuar rreth taksës ka pasur për dhe kundër edhe unë personalisht i kam thënë kryeministrit taksën ki me heq dhe je duke e hequr gabim sepse nuk je duke e hequr në adresën e duhur, nuk je duke negociuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ata që ne i kemi aletë, por jemi duke negociuar me disa individë që as pavarës inë e Kosovës nuk e njohin. [...] Nëse kjo taksa e paska sanksionuar tendencën për ndarjen e Kosovës pse u hoq tash? Z. kryeministër tarifën e keni hequr, e keni hequr në konferencën për shtyp, nuk keni vendosur reciprocitet siç keni paralajmëruar, por reciprociteti sipas meje ka qenë një mashtrim asgjë më shumë. Ka qenë një ide e juaja si me kamufluar heqjen e taksës dhe sot nuk kemi as taksë, as reciprocitet për shkak se nuk e ke menaxhuar mirë por nuk e ka as mbështetjen e aleatëve më të fuqishëm të Republikës së Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat