Një furrë jep nga 5 bukë në ditë për 400 familje në nevojë - Bota Sot
Një furrë jep nga 5 bukë në ditë për 400 familje në nevojë

Kosova

Një furrë jep nga 5 bukë në ditë për 400 familje në nevojë

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:38
Buka

Përfaqësuesit e furrave në Komunën e Ferizajit, kanë marrë inciative  për t’i furnizuar me nga pesë buke në ditë familjet në nevojë.

Njëri nga përfaqesuesit për Dukagjini ka thënë se kjo inciativë do të vazhdojë për 30 ditë.

“Jemi bashkangjitur t’i ndihmojmë familjet në nevojë nga pesë bukë në ditë për 400 familje në nevojë për 30 ditë të ardhshme”, kanë thënë furrtarët.

Sa i përket panikës rreth rezreva të miellit përfaqësuesit kanë thënë se nuk ka vend për panikë.

“Komuna na ka siguruar që do të ketë por kemi edhe ne. Jemi të furnizuar nuk ka kurçfarë panike”, thonë furrtarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat