Drejtori i Biokimisë në QKUK dhe pesë anëtarë të stafit vetkarantinohen pas dyshimeve për COVID-19

Kosova

Drejtori i Biokimisë në QKUK dhe pesë anëtarë të stafit vetkarantinohen pas dyshimeve për COVID-19

Më: 26 mars 2020 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK Dr. Shemsi Veseli dhe pesë anëtarë të stafit mjekësor nga kjo klinikë, janë vendosur në vetizolim për shkak të coronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar vet biokimisti Veseli i cili ka treguar se ai dhe pesë anëtarë të stafit nga kjo klinikë janë vetkarantinuar, për shkak se kanë pasur kontakt me një person të konfirmuar pozitiv me coronavirus.

“Njëri nga ne kemi pasur kontakt me një person të konfirmuar pozitiv me coronavirus dhe si rrjedhojë jemi vendosur në vetkarantinim. Të gjithë kemi qenë të mbrojtur me dorëza dhe maska, por për shkak të preventivës duhet të vetizolohemi derisa të konfirmohemi me analiza”, ka deklaruar Veseli për gazetën shneta.

Ai ka thënë se stafi i klinikës së tij duhet të furnizohen me mjete mbrojtëse për shkak se janë pjesë e vijës së parë të stafit mjekësor të cilët po punojnë me pacientë të dyshuar ose të konfirmuar me coronavirus.

Edhe punëtorë të tjerë shëndetësorë kryesisht në komunat si Vitia, Malisheva dhe Klina janë në vetizolim ose karantinë për shkak të dyshimeve se janë prekur nga coronavirusi pasi kanë pasur kontakte me të konfirmuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat