Peja , qyteti i radhës i prekur me koronavirus

Kosova

Peja , qyteti i radhës i prekur me koronavirus

Më: 26 mars 2020 Në ora: 18:16
Peja

Përgjatë ditës së sotme janë shfaqur tetë raste të reja me koronavirusin e ri në Kosovë.

Rasti i parë është shfaqur në Pejë, gjegjësisht në fshatin Llugagji, bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Ndërkaq, të infektuarit e tjerë vijnë nga rajonet kështu si vijojnë: 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë.

“Rastet e konfirmuara pozitive janë 4 raste kontakti me vendbanim në Studime të ulët Vushtrri, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Aktualisht, numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 79.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat