​Veseli përkujton masakrën e Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë

Kosova

​Veseli përkujton masakrën e Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 21:39
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë.

Veseli shprehet se këto janë tragjedi nga ato që ta ndalin frymën por edhe tregojnë çmimin e lirisë.

Ky është postimi i tij i plotë:

26 marsi nuk është një datë e zakonshme. Është datë që risjell trishtim e dhembje. Na e përkujton tragjedinë e rëndë të Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë, ku para 21 vitesh, forcat kriminele serbe masakruan, vranë e dogjën fëmijë, gra, burra e pleq. Tragjedi nga ato që ta ndalin frymën, por edhe tregojnë për çmimin e madh të lirisë sonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat