Emini: Kriza politike në Kosovë ndodhi pasi u shfrytëzua pandemia për rrëzimin e Qeverisë

Kosova

Emini: Kriza politike në Kosovë ndodhi pasi u shfrytëzua pandemia për rrëzimin e Qeverisë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 22:41
Donika Emini

Donika Emini, njohësja e çështjeve të Bashkimit Europian, ka pohuar se ka qenë shumë optimiste, pasi ka menduar se koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes ka shpëtim, edhe pas thirrjes së mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Kam qenë ndoshta ndër më pozitivet, duke menduar që ky koalicion ka shpëtim. Kam menduar që taksa nuk ka me qenë problem. Kjo pasi gjatë fushatës së tyre, dialogu nuk ka qenë pjesë e diskutimit. Në anën tjetër ishte pikërisht Grenell që me Thaçin dhe Vuçiqin vazhdonin negociatat edhe për taksën”.

Emini ka thënë në Rubikon se kriza politike në Kosovë ndodhi pasi u shfrytëzua situata e pandemisë në të cilën po kalon bota.

“Problemi është që prej fillimit këto dy parti [LDK dhe VV] nuk kanë qenë të sinqerta me njëra tjetrën. Komunikimi mes tyre është bërë përmes Facebook-ut. Është parë që edhe nëse bëhet koaliconi do të ketë kriza”.

“Me gjendjen e pandemisë në të cilën ndodhemi, kriza veq u thellua. Ka tendenca që krerët e shtetit të marrin kompetenca të jashtëzakonshme në gjendje të jashtëzakonshme. Një problem i madh është se nuk dihet se si këta persona do të kthehen në gjendje normale pas pandemisë”.

“Kjo krizë politike ndodhi edhe në Kosovë dhe u pa që u shfrytëzua  pandemia për të rrëzuar një Qeveri e cila e filloi punën mirë në këtë 50 – ditëshin e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat