Mot i vranët dhe me shi

Kosova

Mot i vranët dhe me shi

Më: 27 mars 2020 Në ora: 08:36
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme të motit, ku dita e premte dhe e shtune do të vijojnë kryesisht me mot të vranët dhe herë-herë me reshje shiu.

IHK njofton se reshjet më të përqendruara do të jenë në pjesën e Dukagjinit, deri sa në rrafshin e Kosovës do të jenë me intensitet më të ulët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 12m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat