U mbajt mbledhja e Shtabi Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19

Kosova

U mbajt mbledhja e Shtabi Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19

Më: 27 mars 2020 Në ora: 17:22

Mbledhjen e Shtabi Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, e udhëhoqi, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, njëherit edhe kryetari i Shtabi Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19.

Ai njoftoi, anëtarët e Shtabi Komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, brenda kësaj jave  në territorin e Komunës së Malishevës.

Ne si shtab kemi qenë njëzet e katër orë aktiv në menaxhim të situatës dhe kërkesave të qytetarëve, në bashkërenditje edhe me  institucionet e Policisë, QKMF-në, Kryqin e Kuq, Shoqatën Nëna Tereze, Bashkësinë Islame,  kryetarët e fshatrave si dhe kompanive kryesore që zhvillojnë veprimtarinë e tyre  si me, Ekoregjionin, Hidroregjionin, KEDS-IN.

 Deri me tash, jemi komuna që kemi të prekur me CoronaVirus 32 qytetarë, kjo na shtyjnë që t’u bëjë thirrje edhe  njëherë gjithë qytetarëve që me rigorozitet t’i respektojnë masat që ka  nxjerrur Qeveria e Kosovës, Instituti i Shëndeti Publik,  se duke zbatuar masat ne shpëtojmë jetë.

Edhe shefat e grupeve të partive të përfaqësuar ne Kuvendin e Malishevës si dhe  përfaqësuesit e departamenteve, shoqatave dhe institucioneve në Komunën e Malishevës, kërkuan angazhim dhe  unifikim  se vetëm kështu e  tejkalojmë këtë epidemi.

Bëjmë apel që kryetarët e fshatrave në bashkëpunim me kryesitë e veta të punojnë  në identifikimin e personave që vijnë nga jashtë dhe t’i lajmërojnë në Shtabin Komunal për menaxhimin e Emergjencave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat