“Fshati Dumnica” fshat që kontribuoi në lirinë e Kosovës

Kosova

“Fshati Dumnica” fshat që kontribuoi në lirinë e Kosovës

Nga: Sami Fejza Më: 28 mars 2020 Në ora: 00:45
Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Si shumë fshatra në të gjithë Kosovën të cilët ishin në shërbim të luftarëve të lirisë është edhe fshati Dumnicë (Komuna e Vushtrrisë), që ishte edhe komandanti Gani Imeri i cili me vëllaun e tij Qemail Imeri ishin radhitur nga viti 1998 në shërbim të luftës për lirinë e vendit. Familja Imeri dha kontribut të jashtzakonshëm për luftëtaret e lirisë dhe për rajonin e Vushtrrisë. Ishte familje komplet në shërbim të vendit e ushtrisë së popullatës ku nuk kursyen asgjë vetëm e vetëm se të lirohen nga okupatori serboslav që me shekuj ushtronte dhunë ndaj gjithë shqiptarëve.

Qemail Imeri nga vullneti i madhë dhe i jashtzakonshëm që kishte, një djal i ri u angazhua në radhët e Ushtrisë Çlirimtare në Drenicë ku më vonë kur Ushtria Çlirimtare po zgjerohej edhe më shumë ishte koha që Qemail Imeri të kalonte në zonën e Shalës në Brigaden 142 MEH UKA.

Qemali ishte një luftëtar me vullnet dhe deshirë të madhe që Kosovën ta shihte të lirë, kontriboj dhe luftoj deri në përfundimin e luftës në radhet e ushtrisë Çlirimtare.

Familja Imeri e njohur edhe me kontributin e dhënë në humanizëm e bujari shqiptare edhe në luftë për liri , ku në një emision nëna e Qemalit 80 vjeqare tregon në emsionin N'Kosova Show për kontributin e dhënë gjatë luftës , ku e gjithë shtëpia e familjes Imeri ishte në sherbim luftes .

Ajo tregonte poashtu që kur u formua Ushtria Çlirimtare, ishin djemt e vëllezërt Imeri që ndihmuan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, dhe nëna e vëllzërve Imeri ishte e kënaqur dhe krenare që kishte rritur femijë si Qemail .

Qemail Imeri me vëllezërit e tij Imeri ,pas luftës i'u kthyen jetës edhe kontributit për zhvillimin e vendit , ku me të gjithë vëllezërit e vet filluan punën dhe angazhimin e tyre në kompani ndertimi.

Kjo kompani , sot eshtë një ndër kompanitë më të mirënjohura ,e quajtur 《 Ariani Company》 e njohur në gjithë Kosovën.

Qemail Imeri është drejtor gjeneral i kompanisë. Të gjithë vëllezërit , me bujari e krenari , vazhdojnë aktivitetin e punës më afër 450 puntorë.

Një ndërmarrje mjaft e mirë për Komunën e Vushtrisë dhe për gjithë Kosovën.

Projektet e ksaj kompanie i kan dhënë një pamje shumë të bukur të gjitha pikave ndërtimore në Vushtri.

Familja Imeri Veçohet për humanizmin e dhënë në ndihmat për skamnor.

Kontributi dhe të arriturat e familjës Imeri nga Dumnica na bëjnë krenarë dhe meritojnë çdo rrespekt dhe mirënjihje.

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat