Nexhmi Rudari kërkon që Dumnica të lirohet nga karantina

Kosova

Nexhmi Rudari kërkon që Dumnica të lirohet nga karantina

Më: 28 mars 2020 Në ora: 13:26
Podujeva

Kryetari në detyrë i Podujevës Nexhmi Rudari, ka këruar që fshati Dumnicë i kësaj komune të lirohet nga karantina.

Kjo pasi dy personat e prekur nga virusi Covid-19, që vijnë nga ky fshat, tashmë janë liruar nga Klinika Infektive.

Gjithashtu raportohet se gjatë ditës së sotme janë marrë mostrat e dhjete personave, personel mjekesor i QKMF-së në Podujevë, për t’u testuar për virusin Covid-19.

U bë e ditur se të njëjtit deri më tani nuk kanë shfaqur simptoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat