Prishtina dhe Gjakova nuk e shohin të arsyeshme izolimin e lagjeve

Kosova

Prishtina dhe Gjakova nuk e shohin të arsyeshme izolimin e lagjeve

Më: 28 mars 2020 Në ora: 20:15
Prishtinë, mars, 2020.

ërhapja e koronavirusit në pesë lagje të kryeqytetit ka shtuar kërkesat për izolimin e tyre.

Katër anëtarë të një familjeje janë të infektuar në Lagjen e Spitalit, nga dy raste janë konfirmuar në Arbëri dhe Taukbahqe, kurse Lagja e Muhaxherëve dhe rruga “Haxhi Zeka” në pjesën e vjetër të qytetit kanë nga një rast pozitiv me virus.

Për ta shmangur mundësinë e përhapjes së pandemisë, disa qytetarë po kërkojnë që këto lagje të futen në karantinë.

Në komunë kanë thënë se deri nuk kanë pranuar kërkesë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për futjen e ndonjë lagjeje në karantinë.

Një masë të tillë, Drejtoria e Shëndetësisë aktualisht nuk e sheh të nevojshme.

Për izolimin e mundshëm nuk ka pranuar ndonjë propozim as Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa nuk dihet nëse IKSHPK-ja është duke shqyrtuar një masë të tillë pasi zyrtarët e saj kanë qenë të paqasshëm të shtunën.

Në anën tjetër, infektologët kërkojnë që masat në Prishtinë të trajtohen me kujdes të veçantë.

Katër nga të prekurit me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Sipas infektologut Sali Ahmeti, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, i dyti mesatarisht të rëndë, ndërsa dy të tjerët kanë shëndet të mirë.

As Komuna e Gjakovës, e cila deri më tani ka gjashtë të infektuar, nuk e sheh të arsyeshme futjen në karantinë.

Sipas drejtorisë së Shëndetësisë në këtë komunë, të gjithë të infektuarit kanë ardhur nga vende tjera dhe tani janë të izoluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat