Halil Kastrati: Do të vazhdojmë të shpërndajmë pako ushqimore, fillimisht në qytetet e karantinuara

Kosova

Halil Kastrati: Do të vazhdojmë të shpërndajmë pako ushqimore, fillimisht në qytetet e karantinuara

Më: 28 mars 2020 Në ora: 22:07
Halil Kastrati

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, ka nisur shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, për shkak të gjendjes me pandeminë COVID-19.

Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, ka thënë se ekipa e shoqatës janë çdo ditë në teren nëpër komuna për të shpërndarë ndihmat.

Ai është shprehur se, ndihmat iu dërgohen fillimisht komunave që janë në karantinë dhe pastaj të tjerat.

“Për shkak të panikës, qytetarët edhe pse ndoshta nuk ishin në gjendje të rëndë sociale na thirrnin në shoqatë dhe kërkonin miell”, ka thënë Katrati.

Ai më tej ka theksuar se priten rreth tre mijë familje t’u dërgohen ndihmat e nevojshme…

“Ne i marrim nga komunat e caktuar emrat e familjeve që kanë nevojë dhe pastaj i dërgojmë ndihmat. Komuna iu dërgon nëpër fshatra”, theksoi ai në RTVD.

Deri me tani sipas Kastratit, Malisheva, Mitrovica, Klina janë ndër komunat që kanë nevojë më së shumti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat