Norvegjia ofrojë mbështetje Kosovës për virusin COVID -19

Kosova

Norvegjia ofrojë mbështetje Kosovës për virusin COVID -19

Më: 30 mars 2020 Në ora: 14:39
Foto nga takimi

Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi, priti sot në takim ambasadorin norvegjez në Kosovë Jens Erik Grøndahl me të cilin biseduan për situatën e krijuar nga virusi COVID19 si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.

Ministri Bislimi e njoftoi Ambasadorin Grøndahl për gjendjen nëpër të cilën po kalon Kosova dhe për pakon e masave emergjente që Qeveria e Republikës së Kosovës ka përgatitur si hap të parë në adresimin e problemeve ekonomike që rezultojnë nga pandemia, ku janë përfshirë veprime dhe intervenime që kanë për synim ndihmesën imediate për qytetarët tanë të krijuar nga virusi COVID19.

Ambasadori Grøndahl shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit Norvegjez për të ndihmuar shtetin e Kosovës në menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID19. Me këtë rast u diskutuan fushat specifike të cilat për momentin kanë më së shumti nevojë për mbështetje dhe mënyrën se si bashkëpunimi në këtë sferë të rritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat