Më 1 prill stuhi borë në Kosovë

Kosova

Më 1 prill stuhi borë në Kosovë

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Meteorologët në Kosovë dhe rajon raportojnë se stuhia më e fuqishme e borës e këtij dimri pritet pikërisht në ditën e parë të Prillit

Sipas meteorologëve reshje bore sonte do të fillojnë në Kosovë dhe këto reshje pritet të intensifikohen gjatë natës dhe ditës së nesërme.

Në tërë territorin e Republikës së Kosovës pritet krijimi i shtresave të borës duke përfshirë edhe ultësira. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje intensive bore deri në 30 cm, lokalisht edhe më shumë. Nëpër ultësira trashësia e borës do të jetë afërsisht nga 8 deri në 25 cm.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksuara dhe gjatë netëve të ardhshme.

Të enjtën na pret mot i freskët dhe pa reshje atmosferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat