Ndikimi i rrjeteve sociale në jetën tonë gjatë izolimit

Kosova

Ndikimi i rrjeteve sociale në jetën tonë gjatë izolimit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:41
Foto Ilustrim

Numri i përdoruesve të rrjeteve sociale, aktualisht është më i madh se asnjëherë më parë. Situata e krijuar si pasojë e virusit Covid 19, ka dyfishuar numrin e orëve në Facebook, Instagram, Tëitter, Snapchat, TikTok etj.

Marrë parasysh publikimet që bëhen në këto platformë, ndjekësit kanë mundësi të shumta të marrjes së informacioneve, e të cilat jo çdo herë kanë ndikim pozitiv në jetën tonë.

Orët që kalohen aktualisht në rrjete sociale janë të shumta, derisa edhe menaxhimi ndonjëherë po del të jetë e vështirë.

Sipas psikologut është shumë me e rëndësishme që qëndrimi në telefon të jetë i kufizuar dhe se kjo kohë qëndrimi në shtëpi të shfrytëzohet edhe për aktivitete të tjera.

Sidoqoftë, rrjetet sociale i kanë padyshim edhe anët pozitive, me një menaxhim dhe selektim të informacioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat