Kryetaret e Komunave të AAK-së, vizitojnë Klinën, flasin për pandeminë

Kosova

Kryetaret e Komunave të AAK-së, vizitojnë Klinën, flasin për pandeminë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:13
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës, Zenun Eleaj, sot ka pritur në takim kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, atë të Rahovecit, Smajl Latifi, deputetin Ali Berisha dhe Blerim Kuçi, me të cilët ka biseduar rreth situatës së krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19.

Kryetari Elezaj ka njoftuar se, Klina megjithëse është komuna e parë që është paraqitur virusi, deri më tani nuk ka asnjë person tjetër të konfirmuar me virus dhe se shtetasja italiane me qëndrim të përkohshëm në Klinë, që ishte diagnostifikuar me virus është shëruar.

Elezaj po ashtu ka folur edhe për bashkëpunimin e mirë me qytetarët dhe për masat preventive që ka marrë komuna që kanë ndikuar në mospërhapjen e virusit.

Ishte dakordim i përbashkët se në menaxhimin e suksesshëm të situatës pas përhapjes së pandemisë, po ndikon shumë pozitivisht vetëdisiplina e qytetarëve dhe po ashtu një ndihmesë jetike është edhe humaniteti i treguar nga bizneset dhe njerëzit vullnetmirë, të cilët po ndihmojnë familjet në nevojë me gjëra esenciale.

Gjatë takimit u theksua se, duke pasur parasysh buxhetin e limituar të komunave, është e domosdoshme që të shtohen ndihmat nga Qeveria me mjete mbrojtëse, veçanërisht për stafin shëndetësor. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat