Mikrobiologu Lul Raka viziton Kamenicën pasi atje u infektuan 12 persona

Kosova

Mikrobiologu Lul Raka viziton Kamenicën pasi atje u infektuan 12 persona

Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:51
Lul Raka dhe Qëndron Kastrati

Kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati  është takuar me mikrobiologun Lul Raka, njëherësh edhe koordinator i bashkëpunimit me Qendrën Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar në lidhje me hapat që do t’i ndërmarrë Komuna e Kamenicës në menaxhimin e kësaj situate.

Kastrati dhe Raka kanë apeluar te qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Unë, z.Raka dhe gjithë stafi mjekësor e kemi një lutje për ju. Qëndroni në shtëpi, sepse vetëm kjo na ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virusit”, ka shkruar Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat