Kastrati: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet e prekura me COVID-19, u kemi siguruar ushqim e mjete mbrojtëse

Kosova

Kastrati: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjet e prekura me COVID-19, u kemi siguruar ushqim e mjete mbrojtëse

Më: 2 prill 2020 Në ora: 18:12
Qëndron Kastrati

Kryetari i Komunës së Kamenicës, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë duke qëndruar afër familjeve të cilat janë të prekura me coronavirus (COVID-19).

Kastrati ka bërë të ditur se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për këto familje, dhe se po u dërgojnë tre herë në ditë ushqim.

Këto familje po ashtu janë furnizuar me material mbrojtëse dhe medikamentet e nevojshme gjatë kësaj periudhe izolimi.

“Me familjet e prekura nga virusi SARS-CoV-2, jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe tashmë kemi marrë të gjitha masat e nevojshme. Tri herë në ditë u dërgojmë ushqim për të ngrënë, u kemi siguruar termometra për matjen e temperaturës, materiale mbrojtëse dhe të gjitha medikamentet e nevojshme”, shkruan Kastrati.

Kryetari i Kamenicës po ashtu ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.

“Ju lutem mos krijoni panik, ndiqni udhëzimet me përpikëri dhe rrini në shtëpi. Mos dilni nëse nuk e keni të domosdoshme. Këtë sfidë do e kalojmë #bashkë! #rriNshpi”, shkruan Kastrati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat