​Braathu takon Vitinë: Masat e ndërmarra kanë bërë që të kemi një situatë të mirë në Kosovë

Kosova

​Braathu takon Vitinë: Masat e ndërmarra kanë bërë që të kemi një situatë të mirë në Kosovë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 13:57
Pamje nga takimi

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitia, priti sot në takim Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Sipas komunikatës ministrore Gjatë këtij takimi, Braathu tha se masat e ndërmarra me qëllim të parandalimit të sëmundjes COVID-19 kanë ndikuar që të kemi një situatë më të mirë në Kosovë.

Braathu tha se në këto rrethana asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti publik, veçanërisht kur janë sfiduar edhe sistemet më të zhvilluara të shëndetësisë në botë.

Ministri Vitia tha se masat janë një prej arsyeve që sot shtrirja e epidemisë është më e sheshtë si dhe theksoi rëndësinë e unitetit për t’u ballafaquar me këtë situatë. Ai po ashtu e njoftoi ambasadorin Braathu për së afërmi edhe me mekanizmatr e parapara për menaxhimin e situatës pandemike.

Ministri Vitia, gjithashtu, e njoftoi se gjatë kësaj kohe janë siguruar ndihmë nga OBSH, UNICEF, Bashkimi Evropian, SHBA-ja, AQH – SDC (Sëiss Development and Cooperation Agency).

Në këtë takim u diskutua për humanitetin që duhet ta tregojnë të gjithë për të bashkëvepruar për të ndaluar shtrirjen e mëtutjeshme të COVID-19.

Gjithashtu, u diskutua për domosdoshmërinë e bashkëpunimit me komunat ku jetojnë edhe komunitetet e tjera.

Ministri Vitia e siguroi ambasadorin se Ministria e Shëndetësisë nuk do të bëjë asnjë dallim me asnjë nga komunat dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë. Ai tha se në situatën në të cilën gjendemi është shumë i rëndësishëm koordinimin dhe bashkëpunimi që sa me më pak pasoja të tejkoalohet kjo situiatë e vështirë nga që, sipas tij, virusi nuk njeh as nacionalitet e as kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat