UP me njoftim të rëndësishëm për studentët – ka të bëjë me afatin e prillit

Kosova

UP me njoftim të rëndësishëm për studentët – ka të bëjë me afatin e prillit

Më: 3 prill 2020 Në ora: 15:31
Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka lëshuar një komunikate për studentët, e që ka të bëj me afatin e prillit për paraqitjen e provimit.

UP në këtë njoftim sqaron se afati i prillit është anuluar për shkak të pamundësisë për mbajtjen e provimeve.

“Njëherësh, ashtu siç jeni njoftuar zyrtarisht, Universiteti i Prishtinës ka filluar përgatitjet për të gjetur format më të përshtatshme për të bërë të mundur realizimin e provimeve virtualisht, në rast se situata do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në muajin qershor, kur zhvillohet afati i provimeve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së”, thuhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Me anë të kësaj komunikate, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton studentët, stafin dhe të gjitha palët e interesuara se, ashtu siç jeni informuar në njoftimin e datës 27 mars 2020, si dhe në përputhje me mundësitë dhe kushtet reale të krijuara pas përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë, provimet e afatit të jashtëzakonshëm të prillit nuk janë të realizueshme në këtë fazë.

Njëherësh, ashtu siç jeni njoftuar zyrtarisht, Universiteti i Prishtinës ka filluar përgatitjet për të gjetur format më të përshtatshme për të bërë të mundur realizimin e provimeve virtualisht, në rast se situata do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në muajin qershor, kur zhvillohet afati i provimeve të rregullta, të përcaktuara sipas Statutit të UP-së.

Lidhur me këtë, Universiteti i Prishtinës do të konsultojë dhe do të marrë vendime në kuadër të organeve kompetente dhe më pas do të publikojë njoftim zyrtar për vendimet e marra. Deri atëherë, të gjitha pretendimet e tjera mbesin opinione personale ose diskutime të brendshme.

Menaxhmenti i UP-së garanton, që të gjitha vendimet e marra, do të bazohen në parimin e së mirës në favor të studentëve dhe stafit të tij, si dhe në përputhje me vlerat themelore të arsimit të lartë dhe kornizës ligjore në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat