Shell Kosova dhe UNFPA ndihmojnë Malishevën në këtë periudhë të karantinës

Kosova

Shell Kosova dhe UNFPA ndihmojnë Malishevën në këtë periudhë të karantinës

Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rrjeti i pompave të derivateve “Shell Kosova” ka sjellë sot në Malishevë, përkatësisht ja ka dorëzuar shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, 100 pako ushqimore për 100 familje në nevojë. Këto pako përmbajnë miell, ushqime dhe gjëra higjienike.
Po ashtu sot, edhe Organizata Botërore e Ushqimit- UNFPA, përmes Kryqit të Kosovës, ka dërguar 50 pako për 50 familje në nevojë, të cilat përmbajnë miell, ushqime dhe pako higjienike.

“Në këtë periudhë që territori i Komunës së Malishevës, është në karantinë të plotë, furnizimi i disa familjeve me gjëra ushqimore është i domosdoshëm. Për këtë në vazhdimësi po vijnë ndihma nga shumë organizata, kompani dhe humanist, e ndër ta edhe UNFPA dhe Shell Kosova. Në emër të Komunës së Malishevës, i falënderoj të gjithë këta donator dhe njerëz të vullnetit të mirë, të cilët po ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë”, tha kryetari i Komunës së Malishevës, me rastin e pranimit të këtyre donacioneve të ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat