Vazhdojnë të mbesin në karantinë tri fshatrat e Podujevës

Kosova

Vazhdojnë të mbesin në karantinë tri fshatrat e Podujevës

Më: 4 prill 2020 Në ora: 11:06
Podujeva

Komuna e Podujevës ka vazhduar karantinimin për fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë.

Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19  bën të ditur se kanë pritur që gjatë kësaj fundjave të hiqet masa e karantinës, e cila është aplikuar nga 15 marsi në fshatrat Dumnicë e Poshtme, Dumnicë e Epërme dhe Llaushë, pas identifikimit të rastit të parë me të infektuar me COVID -19.

“Mirëpo, pas rezultimit pozitiv në testin e së premtes të familjares së infektuar nga familja Haliti në Dumnicë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka vendosur që masa e karantinës të vazhdojë deri në shërimin e pacientes”.

“Pavarësisht se masa e karantinës vështirëson qarkullimin, ftojmë banorët e këtyre tri fshatrave të kenë durim dhe mirëkuptim, sepse kjo masë është në mbrojtjen e shëndetit të tyre. Komuna do të vazhdojë të ndërmarr të gjitha masat që banorët e këtyre tri fshatrave të kenë furnizim të rregullt me ushqim dhe të kenë të gjitha shërbimet e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat