I dyshuari për kërcënim të kryetarin të Pejës Gazmend Muhaxheri, nuk ka COVID-19

Kosova

I dyshuari për kërcënim të kryetarin të Pejës Gazmend Muhaxheri, nuk ka COVID-19

Më: 4 prill 2020 Në ora: 23:10
Foto ilustrim

I dyshuari (i arrestuar mbrëmë) që kishte kërcënuar kryetarin Gazmend Muhaxheri gjatë muajit Mars, pas analizave të bëra, ka rezultuar negativ.

Ai që nga prangosja dhe bartja nga Podujeva, kishte pasur kontakt me numër të konsiderueshëm policësh të stacionit të Pejës dhe Istogut si dhe me ekipin mjekësorë të QKMF-së Istog, ku këta të fundit kishin kaluar në izolim.

“I dyshuari me inicialet D.B. i lindur me 1985, banor nga komuna e Podujevës, që e kishte kërcënuar gjatë muajit Mars, kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin, e i cili ishte arrestuar mbrëmë në Podujevë, kishte dhënë simptomave dyshuese për COVID 19. Verifikimi i tij shëndetësorë dhe dyshimet kishin pasuar, pasi i njejti ishte bartur nga një patrollë policore e stacionit të Pejës, fillimisht në Komandën e Pejës  e më pas edhe në stacionin e Istogut”, thotë policia.

Në stacionin e Pejës i dyshimti kishte pasur kontakt së paku me 5 policë, përfshirë edhe (dy) prej tyre që e kishin  transportuar.

Pasi ishte marrë në pyetje, i njëjti ishte dërguar në stacionin e Istogut, meqë dhomat e ndalimit në Pejë kishin qenë të mbushura.

Tek në stacionin policor të Istogut, i dyshimti në fjalë kishte shfaqur simptoma dyshuese për COVID 19. Ishte kontrolluar nga ekipi i QKMF-së së Istogut dhe ishte nisur për në Klinikën Infektive në QKUK. Mjeku istogas dhe ekipi që e kishte kontrolluar, kishin kaluar në izolim.

Në mbrëmje sonte, ky i dyshimtë (D.B. i lindur më 1985 nga Podujeva), pas testeve të kryera nga IKSHPK, ka rezultuar Negativ.

Lajmin për ‘RADIO 1’ e konfirmoi udhëheqësi i Shtabit Emergjent të Pejës, Petrit Loci, Drejtor i Drejtoratit për Shëndetësi.

“Po nuk ka vend për shqetësim pasi ka rezultuar Negativ. E morëm rezultatin e tij. E kemi në njohuri se ka pasur kontakt me policë dhe kemi kontrolluar qarkun. Tani jemi të qetë ne dhe i gjithë stacioni i Pejës dhe ai i Istogut si dhe kolegët e QKMF-së në Istog.”-tha sonte Loci.

I njëjti tani vazhdon procedurat hetimore dhe të mbajtjes apo arrestit për kërcënim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat