Tetë të infektuar me koronavirus në Vushtrri, në një fshat ndalohen hyrje-daljet

Kosova

Tetë të infektuar me koronavirus në Vushtrri, në një fshat ndalohen hyrje-daljet

Më: 5 prill 2020 Në ora: 08:29
Foto ilustrim

Në mesin e pesë rasteve të konfirmuara mbrëmë me koronavirus është edhe një grua nga Vushtrria.

Pacientja është hospitalizuar në klinikën infektive pasi që është udhëzuar nga institucionet shëndetësore në Vushtrri.

Ky është rasti i tetë i të infektuarve me koronavirus në këtë qytet, përcjell lajmi.net.

Duke e parë këtë gjendje Shtabi Emergjent i Vushtrrisë ka vendosur që të ndalohen hyrje daljet në rrugën “Miftar Hasani” në fshatin Smrekonicë, nga Policia e Kosovës.

Këtë e konfirmoi drejtori i shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë

Rasti i 8-të pozitiv me Coronavirus në Vushtrri

Pacientja është hospitalizuar në klinikën infektive pasi që është udhëzuar nga institucionet shëndetësore në Vushtrri sot me datë 04.04.2020 ku pas testimeve ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Shtabi Emergjent Komunal po ndihmon IKSHPK që të gjurmojnë të gjitha kontaktet e pacientes. Të gjitha hapsirat e institucioneve shëndetësore po dezinfektohen.

Deri në një vendim tjetër, me rekomandim nga institucionet kombëtare, do të ndalohen hyrje daljet në rrugën “Miftar Hasani” në fshatin Smrekonicë, nga Policia e Kosovës.

Luftimi e parandalimi i Coronavirus kërkon bashkëpunim e durim nga të gjithë ne. Deri tani bashkë me juve të dashur qytetarë dhe me institucionet ja kemi dal më mirë se secili shtet në rajon. Le të vazhdojmë bashkë me këtë përkushtim e disciplinë.

Ju lutemi, #rrinshpi ruaje vetën, ruaje familjen, ruaje qytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat