​Avokati i Popullit kërkon që mos të publikohen emrat e personave në karantinë

Kosova

​Avokati i Popullit kërkon që mos të publikohen emrat e personave në karantinë

Më: 5 prill 2020 Në ora: 14:51
​Avokati i Popullit

Avokati i Popullit ka pritur me shqetësim publikimin e disa lajmeve që kanë publikuar lista me tabela që përmbanin emra dhe mbiemra, e shumë informata tjera, për personat që janë urdhëruar të izolohen në karantinë për shkak të koronavirusit.

Sipas avokatit, këto publikime bien në kundërshtim me shumë norma juridike dhe po ashtu në disa rregullore që i dedikohen vet-rregullimit të mediave. Kushtetuta e Kosovës e rregullon shumë mirë këtë çështje.

“Avokati i Popullit i drejtohet portaleve që të largojnë këto lajme në mënyrë që mos të ri-publikohen nga portalet e tjera. Po ashtu, Avokati kërkon nga mediat dhe gazetarët që të bëjnë më shumë për mbrojtjen e të dhënave personale të personave në vetë izolim, karantinë, të diagnostifikuar me Covid 19, dhe të hospitalizuar, përveç ato që jepen me pëlqimin e personit.Mediat janë duke luajtur një rol të madh në këtë m es duke dërguar gazetarë po ashtu deri në vijën e parë të frontit për të shpërndarë informacionet e duhura për publikun. Mediat kanë edhe obligimet e veta për të përmbushur sipas Kodit Etik dhe dokumenteve tjera vet-rregulluese. Avokati nënvizon rekomandimet e fundit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) për të gjitha mediat rreth raportimit të tyre mbi situatën me COVID-19”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat