Zgjerohet përmbajtja e mësimit në distancë

Kosova

Zgjerohet përmbajtja e mësimit në distancë

Më: 6 prill 2020 Në ora: 07:42
Ilustrim

Menjëherë pas ndërprerjes së procesit mësimor si pasojë e pandemisë COVID-19, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë. Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).

MAShTI njofton se prej sot përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9. Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi.

Po ashtu, prej sot përmbajtja e mësimit në distancë për gjuhën turke dhe boshnjake do të zgjerohet me më shumë lëndë mësimore. Sipas ministrisë, çdo ditë pune - nga e hëna deri të premten - prej orës 12:30, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për l ëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1-5.

“Për klasat 6-9, nga e hëna deri të premten, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë. Ndërsa nga e hëna deri të mërkurën transmetohen video-ligjëratat për lëndët mësimore Fizikë dhe Kimi për klasat 6-9. Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 mbahen video-ligjëratat për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 - 5. Ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi i video-ligjeratave në gjuhën boshnjake fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore", thuhet në njoftim.

eMËSIMI - ORARI JAVOR I TRANSMETIMIT NË RTK 4 PËR KLASAT 1 - 9

KLASA 1 - ÇDO DITË PUNE NË ORËN 09:00 - 09:30

KLASA 2 - ÇDO DITË PUNE NË ORËN 09:30 - 10:00

KLASA 3 - ÇDO DITË PUNE N Ë ORËN 10:00 - 10:30

KLASA 4 - ÇDO DITË PUNE NË ORËN 10:30 - 11:00

KLASA 5 - ÇDO DITË PUNE NË ORËN 11:00 - 11: 30



eMËSIMI - ORARI JAVOR I TRANSMETIMIT NË RTK 4 PËR KLASAT 1 - 9

KLASA 6 - ÇDO DITË PUNE NË ORËN 12:00 - 13:00

KLASA 7 - ÇDO DITË PUNE NË ORËN 13:00 - 14:00

KLASA 8 - ÇDO DITË PUNE NË ORËN 14:00 - 15:00

KLASA 9 - ÇDO DITË PUNE NË ORËN 15:00 - 16:00

E hënëE martëE mërkurëE enjteE Premte

Gjuhë shqipeGjuhë shqipeMatematikëGj uhë shqipeGjuhë shqipe

MatematikëGjeografiHistoriFizikëMatematikë

FizikëBiologjiEdukatë qytetareTIKBiologji

HistoriTIKKimiKimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat