Çifti Hasani, së bashku në luftën ndaj koronavirusit në Klinikën Infektive të QKUK-së

Kosova

Çifti Hasani, së bashku në luftën ndaj koronavirusit në Klinikën Infektive të QKUK-së

Më: 6 prill 2020 Në ora: 07:57
Çifti Hasani

Luljeta dhe Nderim Hasani janë një çiftë nga Prishtina. Të dy infektolog në Klinikë Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Tash e disa javë ata kanë nisur një betejë në profesionin e tyre. Luftën kundër pandemisë globale, COVID-19.

Në një rrëfim për media Luljeta dhe Nderimi kanë treguar për sfidat e tyre. Të dy ata kanë sakrifikuar fëmijët e tyre për të qenë në shërbim të pacientëve.

Luljeta dhe Nderimi, kanë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, por përqafimi i tyre është duke ju munguar tash e një muaj.

“E drejtë është ne kemi dy fëmijë shumë të mirë kuptueshëm, shumë të edukuar falë mirëkuptimit që bëjnë ata ne në këtë situatë mendoj se po ja dalim. Unë i kam dy prindër që janë të mirë kuptueshëm dhe familja tjetër na kanë mirëkuptuar, po ashtu edhe familja e Luljetës”, ka thënë infektologu Hasani.

Infektologet kanë rrëfyer se sa është e vështirë ruajtja e fëmijëve nga ndonjë infektim i mundshëm.

“Me fëmijët t’iu them të vërtetën mbajmë distancën sociale që duhet ta mbajmë secili nga ne duke që funksion, cilën dua t’iu kisha bërë apel të gjithëve ta mbajnë. Mund ta them lirisht që ne që një muaj fëmijët tonë as nuk i kemi prek as përqafu po mundohemi ta mbajmë distancën”, kanë shtuar ata. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat