Ja nga cili fshat i Drenasit është rasti i parë me koronavirus, a do futet në karantinë ky qytet?

Kosova

Ja nga cili fshat i Drenasit është rasti i parë me koronavirus, a do futet në karantinë ky qytet?

Më: 6 prill 2020 Në ora: 21:40
Drenas

Në qytetin drenicas, Drenas, është shënuar sot edhe rasti i parë me koronavirus.

Media ka kontaktuar me drejtorin e shëndetësisë në Drenas, Arsim Haxhiun i cili ka thënë se ende nuk kanë informata të sakta për këtë rast, derisa shton se rasti nuk është dërguar nga QKMF-ja e Drenasit për në QKUK.

Haxhiu tha se ai ka mundur ta ketë një vendbanim tjetër, pasi i tillë nuk është paraqitur për mjekim në këtë qytet.

I pyetur nëse qyteti i Drenasit do iu nënshtrohet karantinës, drejtori tha se është herët për të marrë vendime pa u konfirmuar dhe konsultuar detajisht rasti.

Media nga rrugë jo-zyrtare ka mësuar se rasti në fjalë është nga fshati Verbofc, teksa do ju mbajmë të informuar për të dhënat tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat