​Lansohet fushata “Të Mbështesim Infermieret dhe Mamitë”

Kosova

​Lansohet fushata “Të Mbështesim Infermieret dhe Mamitë”

Më: 7 prill 2020 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

UN Women, në bashkëpunim me UNFPA dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, kanë lansuar fushatën “Të Mbështesim Infermieret dhe Mamitë.

“Dita Botërore e Shëndetit është ditë që shënohet globalisht çdo vit në 7 Prill. Në shënim të kësaj dite, këtë vit UN Ëomen, në bashkëpunim me UNFPA dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë lansojnë fushatën “Të Mbështesim Infermieret dhe Mamitë.” Duke pasur parasysh situatën e pandemisë COVID-19 me të cilën po ballafaqohet e tërë bota, këtë vit Dita Botërore e Shëndetit ka për qëllim lartësimin e rolit jetësor të cilin e lujanë punëtoret shëndetësore në luftën ndaj pandemisë”, thuhet në komunikatën e përbashkët për media.

Në të gjithë botën, rreth 70 përqind e punonjësve të sektorit shëndetësor dhe shërbimeve sociale janë gra. Megjithatë ato paguhen 11 përrqind më pak se burrat në profesione të njëjta. Në Kosovë gratë përbëjnë 65% të punëtorëve në sektorin shëndetësor. Shumë nga to janë në profesione që i vendosin në vijën e parë të përgjigjes ndaj COVID-19.

“Në këtë kohë të pandemisë, mjekët, infermierët, mamitë dhe punëtorët e tjerë të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën po rrezikojnë mirëqenien e tyre për t'u kujdesur për të gjithë ne. Sot, në Ditë Botërore të Shëndetit ju falënderohemi atyre”, përfundon komunikata. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat