Smrekonicë: 33 persona i nënshtrohen testit për COVID-19, 24 i takojnë familjes Hasani dy anëtarët e së cilës dolën pozitiv para pak ditësh

Kosova

Smrekonicë: 33 persona i nënshtrohen testit për COVID-19, 24 i takojnë familjes Hasani dy anëtarët e së cilës dolën pozitiv para pak ditësh

Më: 7 prill 2020 Në ora: 14:19
Ilustrim

IKSHPK sot ka marrë mostrat e 33 banorëve të fshtatit Smrekonicë të Vushtrrisë për analiza, pasi që kanë pasur kontakt me dy personat tashmë të konfirmuar me COVID-19.

Mësohet nga burimet e saj se nga 33 personat që u janë kryer testet 24 prej tyre i takojnë familjes Hasani, dy anëtarët e së cilës kanë dalë pozitiv me COVID-19 ditët e shkuara, kurse 9 persona tjerë ju takojnë lagjeve tjera që kanë pasur kontakt me këtë familje.

Fshati Smrekonicë deri më tani ka 2 persona të konfirmuar me COVID-19, dy persona të gjinisë femërore, reja dhe vjehrra, të dyja nga familja Hasani.

Ndërkohë rezultatet e mostrave të 33 personave që janaë marrë sot pritet të dalin sot gjatë ditës.

Numri total i të prekurve ka arritur në 165 persona në nivel vendi. 25 prej tyre janë shëruar, ndërkohë 3 tashmë kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat