Personi pozitiv me koronavirus nga Malisheva, dje kishte ikur nga Klinika Emergjente

Kosova

Personi pozitiv me koronavirus nga Malisheva, dje kishte ikur nga Klinika Emergjente

Më: 7 prill 2020 Në ora: 18:28
Klinika Emergjente

Një person nga Malisheva që doli pozitiv në analizën e koronavirusit, kishte ikur mbrëmë nga Klinika Emergjente.

I njëjti është lokalizuar nga Policia e Kosovës ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokuroria.

Personi që ka dal sot pozitiv me koronavirus nga Malisheva (1969), kishte kërkuar ndihmë gjatë ditës së djeshme në Klinikën Emergjente pasi ishte lënduar në vendin e tij të punës në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat