Covid-19, Vushtrria merr masa të reja

Kosova

Covid-19, Vushtrria merr masa të reja

Më: 8 prill 2020 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Komuna e Vushtrrisë, ku tashmë janë disa raste të paraqitura me koronavirus, ka marrë një vendime ku parashihen disa masa të reja parandaluese për përhapjen e virusit.

Sipas këtij vendimi obligohem të gjithë nënpunësit civilë në administratën e komunës që të pajisen me maska mbrojtëse dhe dorëza, derisa bizneset duhet t’ua sigurojnë këto pajisje të gjithë punëtorëve të tyre.

Marketet obligohen gjithashtu që të dezinfektojnë edhe karrocat, derisa  asnjë biznes nuk do t’i ofroj shërbim (shitje të mallit) asnjë konsumatori i cili hyn në lokalin e biznesit pa maskë dhe dorëza.

Më poshtë shihni vendimin e Komunës së Vushtrrisë me masat e reja për parandalimin e koronavirusit:

Obligohen nëpunësit civil në administratën e komunës që me rastin e ofrimit të shërbimeve komunale ndaj palëve të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe dorëza.

Obligohen bizneset e komunës që t’i pajisin punëtorët e tyre me maska dhe dorëza. Inspektorati i komunës do ti mbyllë dhe shqiptoj gjoba konform legjislacionit në fuqi, të gjitha  bizneseve në të cilat gjen se punëtorët e tyre janë të pa mbrojtur me pajisje personale(maska dhe dorëza).

Obligohen marketet në komunën e Vushtrrisë që të bëjnë dezinfektimin e karrocave të të gjitha llojeve pas çdo përdorimi (të caktoj punëtorin që do të merret me këtë punë).

Asnjë biznes nuk do të i ofroj shërbim (shitje të mallit) asnjë konsumatori i cili hyn në lokalin e biznesit pa maskë dhe dorëza. Në raste të tilla Inspektorati i komunës do të mbyllë dhe shqiptoj gjoba konform legjislacionit në fuqi çdo biznesi në të cilin gjenden konsumatorë që janë të pa mbrojtur me pajisje personale mbrojtëse (maska dhe dorëza). Po ashtu gjoba do të iu shqiptohen konform rregullativës ligjore edhe konsumatorëve që hyjnë pa mjete mbrojtëse personale (maska dhe dorëza).

Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të rrinë në shtëpi, ta ruajnë distancën kudo, ndërsa kur do të kenë nevojë për të dalë jashtë shtëpisë, të bartin maska dhe dorëza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat