Personi i infektuar nga Suhareka, ka ardhë nga jashtë dhe është testuar në Qendrën e Studentëve

Kosova

Personi i infektuar nga Suhareka, ka ardhë nga jashtë dhe është testuar në Qendrën e Studentëve

Më: 9 prill 2020 Në ora: 23:29
Foto

Janë konfirmuar edhe tri raste të reja me COVID19, duke çuar numrin e të infektuarve në 227.

Në mesin e tri rasteve që kanë rezultuar pozitiv është dhe një person nga komunë e  Suharekës.

Por, përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, thotë se i njëjti ka qenë jashtë vendit dhe se gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ky është postimi i plotë:

Informacioni i fundit tregon se e kemi edhe një rast pozitiv nga Komuna e Suharekës me virusin Covid-19 dhe ai gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku i janë marrë rezultatet sepse ka ardhur nga jashtë vendit.

Ky person ka punuar tash e sa kohë në Mal të Zi dhe nuk ka qenë i pranishëm në territorin tonë.

Pra, situatën po e analizojmë me kujdes dhe nuk ka nevojë për panikë.

Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e institucioneve përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat