Dy rastet pozitive në Skenderaj janë nga lagjia Thaçi e Burojës

Kosova

Dy rastet pozitive në Skenderaj janë nga lagjia Thaçi e Burojës

Nga: A.SH Më: 11 prill 2020 Në ora: 22:02
Foto ilustrim

Në Skënderaj u konfirmuan dy raste me koronavirus.

Kryetari i komunës së Skenderajt ka njoftuar se pacientët janë nga fshati Burojë.

Ai iu bën thirrje banorëve të fshatit Burojë që të mos lëvizni nga shtëpitë e tyre deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë

Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.

Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm.

Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!

Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni me kohë!

Ju lutem të qëndroni në shtëpi!

Bashkë do t’ia dalim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat