A do të vendoset Fushë-Kosova në karantinë? Tregon zyrtari i komunës

Kosova

A do të vendoset Fushë-Kosova në karantinë? Tregon zyrtari i komunës

Më: 12 prill 2020 Në ora: 16:34
Fushë-Kosova

Komuna e Fushë-Kosovës nuk është vendosur ende në karantinë, por prej atje po thonë se janë në konsultim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe se një gjë e tillë mund edhe të ndodhë, ditëve në vijim.

Kjo është bërë e ditur nga zyrtari i kësaj komune, Ali Topalli, i cili ka thënë se për çdo informacion të fundit, do të njoftoheni përmes faqes zyrtare të Komunës.

“Ju njoftojmë se ” Vendimin për të hy në karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Kryetarët e Komunave. Ne, si Fushë Kosovë, ende nuk jemi në karantinë por kjo nuk do të thot që nuk do të jemi. Nëse vie deri te karantinimi, ju do të njoftoheni përmes faqes zyrtare të Komunës dhe Shtabit Komunal të Krizes.”, ka thënë Topalli përmes një shkrimi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat