Dy të infektuarit me Covid-19 në Vushtrri janë punëtorë mjekësorë

Kosova

Dy të infektuarit me Covid-19 në Vushtrri janë punëtorë mjekësorë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 00:53
Foto ilustrim

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se 2 rastet e reja me Covid-19 janë punëtorë shëndetësor.

“2 rastet e reja pozitiv me #Coronavirus në Vushtrri janë raste kontakti (Vushtrri dhe Pestovë)”.

“Na vie sidomos keq për faktin se 2 rastet e reja janë punëtor shëndetësor dhe të gjithë ne jemi dëshmitar të punës heroike që po bëjnë mantelbardhët. Që të dy janë infektuar me virus ndërsa kanë shërbyer në një institucion privat në Prishtinë”, ka shkruar Meholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat