Edhe një tjetër infermiere nga Klina pozitive me covid19

Kosova

Edhe një tjetër infermiere nga Klina pozitive me covid19

Më: 13 prill 2020 Në ora: 09:07
Klina

Pozitive me covid19 ka rezultuar edhe një tjetër infermiere nga Klina.

E njëjta, infermiere në Spitalin Amerikan në Prishtinë

Nga ana e tij, doktori Zenun Elezaj ka dhënë detaje shtesë lidhur me këtë rast.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Edhe një rast me Coronavirus nga Klina, me banim në Prishtinë (infermiere në Spitalin Amerikan)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sapo ka konfirmuar edhe një qytetare të komunës së Klinës nga fshati Çabiq, të diagnostifikuar me virus.

E infektuara me virus punon si infermiere në Spitalin Amerikan në Prishtinë dhe jeton në Prishtinë.

Megjithatë menjeherë do të fillojmë hulumtimin e kontakteve të mundshme me persona të tjerë nga Klina.

Tashmë numri i të infektuarve nga komuna e Klinës ka arritur në katër. Një shtetase italiane, që tashmë është shëruar dhe është kthyer në Itali.

Një rast nga karantina, i ardhur nga Mali i Zi, i cili nuk ka pasur kontakt me persona të tjerë.

Dhe dy infermiere, të cilat punojnë dhe jetojnë në Prishtinë, njëra në Klinikën Infektive në QKUK dhe personi i konfirmuar sot infermiere në Spitalin Amerikan.

Të nderuar qytetarë,

Ditët e fundit numri i të prekurve me virus po rritet e veçanërisht sot që janë konfirmuar 79 raste, andaj ju lus që me seriozitetin më të madh të respektoni udhëzimet e ekspertëve shëndetësor dhe vendimet e institucioneve.

Në asnjë mënyrë nuk duhet ta nënvlerësojmë rrezikun nga ky armik i padukshëm, në asnjë mënyrë nuk duhet të mendojmë që rreziku ka kaluar, javet në vijim janë me kritiket, duhet vetëm të shtojmë kujdesin dhe të respektojmë në përpikëri udhëzimet e ekspertëve.

Me virus mund të jemi infektuar secili nga ne e mos të jemi në dijeni dhe kështu mund ta përhapim tek më të dashurit tanë.

Zgjidhja e vetme për ta mposhtur virusin është të shmangim kontaktet me persona të tjerë e të mbajmë higjienën.

Është obligim njerëzor e moral i të gjithë neve që të zbatojmë udhëzimet e mjekëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat