Përveç koronavirusit, 39-vjeçarja kishte komplikime të mëdha shëndetësore

Kosova

Përveç koronavirusit, 39-vjeçarja kishte komplikime të mëdha shëndetësore

Më: 13 prill 2020 Në ora: 14:46
Ilustrim

Një 39-vjeçare nga fshati Lluga nga Istogu ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive, pasi që rezultoi me COVID-19.

Mbrëmë kishte ardhur nga Spitali i Pejës me urgjencë në Klinikën Emergjente në QKUK një 39-vjeçare me dhimbje të mëdha në abdomen.

Pas operacioni nga kirurgët abdominal, 39-vjeçares i është bërë testi për COVID-19 dhe e njëjta ka rezultuar e infektuar me koronavirus.

Mujo Osmanaj, drejtor i Shëndetësisë në Istog, ka bërë të ditur për lajmi.net, se e ndjera nga Istogu e më pas edhe nga Spitali i Pejës për në Prishtinë është nisur me komplikime të mëdha shëndetësore.

“Prej Istogut e shoqëruar prej problemit që ka pasur dhimbje të mëdha të barkut të lukthit, të abdomenit do me thënë edhe shenja kur ka shkuar nga Istogu e ka drejtuar kah zemra do me thënë dhe ka marrë ndryshime në ECG edhe CT-ja e mushkërive ka qenë shumë keq mirëpo, dhimbja ka qenë shumë e madhe në abdomen edhe kur ka shkuar në Prishtinë sigurisht ka qenë udhëzimi abdomen akut që nuk ka pritur analiza edhe e kanë shty menjëherë në operacion”, ka treguar Osmanaj.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak se të ndjerës mund t’i ketë pëlcitur lukthi.

“Ka qenë urgjente sikur kur pëlcet ndonjë organ i cili e komplikon jetën e njeriut, e sigurisht ka qenë lukthi apo ndonjë organ”, tregoi tutje ai.

Vdekja e 39-vjeçares e ka çuar në tetë numrin e përgjithshëm të të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat