Koronavirusi, kryetari i Malishevës tregon për gjendjen në komunë

Kosova

Koronavirusi, kryetari i Malishevës tregon për gjendjen në komunë

Më: 13 prill 2020 Në ora: 22:24
Ragip Begaj

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj ka kritikuar zërat që akuzojnë menaxhmentin e komunës për dështim në menaxhimin e situatës me koronavirus.

Ai thotë se si komunë e kanë kryer detyrën e tyre si duhet.

Begaj në Pressing tha se qytetarët në çdo moment e kanë ndihmën e komunës. Sipas tij, i kanë marrë të gjitha masat për mbajtjen në kontroll të situatës.

Malisheva është qyteti më i prekur nga koronavirusi me 68 të infektuar dhe 1 të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat