Vendimet e qeverisë shkaktojnë tollovi, me qindra qytetarë presin afër bankomateve në Ferizaj e Gjilan

Kosova

Vendimet e qeverisë shkaktojnë tollovi, me qindra qytetarë presin afër bankomateve në Ferizaj e Gjilan

Më: 14 prill 2020 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Vendimet e paraqitura mbrëmë nga Qeveria e Kosovës, sot kanë shkaktuar tollovi nëpër qytete.

Nga incizimet që vijnë nga Ferizaj e Gjilani, shihen me qindra qytetarë duke pritur pranë bankomateve.

Ky rend në afërsi të bankave duket i frikshëm pasi nuk po respektohet distanca sociale për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, e gjithashtu vërehen edhe shumë qytetarë pa pajisje mbrojtëse si maska dhe doreza.

Në Gjilan, radhë qindra metra të qytetarëve shihen në trotuarin përreth një bankomati.

Mbrëmë, qeveria prezantoi masat e reja rigoroze për parandalimin e koronavirusit.

Me vendimet e reja qe hyjnë në fuqi nesër, personat mbi 16 vjeç do të mund të dalin nga shtëpia 90 minuta në ditë (vetëm për nevoja elementare), ndërsa orari i qarkullimit është përcaktuar në bazë të numrit të parafundit në letërnjoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat