Vetizolohen një mjek dhe 4 infermierë në Viti

Kosova

Vetizolohen një mjek dhe 4 infermierë në Viti

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:01
Viti

Një ekip mjekësorë i përberë nga një mjek dhe katër infermierë nga komuna e Vitisë janë vetizoluar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Shtabit Emergjent në këtë komunë, Tefik Salihu.

Ai tha se ky ekip mjekësorë është vetizoluar për shkak të kontakti që njëra infermiere ka pasur më një pacient të infektuar me Coronavirus.

“Një ekip mjekësorë (një mjek dhe 4 infermierë) kanë shkuar në vetizolim, për shkak të kontaktit të njërit nga infermierët me njërin nga personat, i cili më pas doli të jetë i infektuar me COVID-19”,  tha ai.

Vitia është  komuna e parë e prekur nga Coronavirusi në Kosovë.

Rasti i parë në këtë komunë ishte një 77 vjeçar i cili ditë më parë u shërua së bashku me bashkëshorten e tij.

Nga 13 marsi numri i të infektuarve në këtë komunë  ka arritur në 18 raste të identifikuara me Covi-19.

Salihu tha se tre nga të infektuarit janë shëruar ndërsa gjendja shëndetësore  e 15 të tjerëve është stabile.

“Në Komunën e Vitisë deri tani janë 18 të infektuar më COVID-19, mirëpo tre prej tyre tashmë janë shëruar. Të gjithë të tjerët po trajtohen në shtëpi. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe pa shenja të përkeqësimit”, deklaroi ai.

Salihu tha se dy personat e infektuar së fundmi nga kjo komunë janë infektuar nga kontakti që kanë pasur me një person i cili ka rezultuar pozitiv nga komuna e Ferizajt.

“Dy rastet e reja nga dy fshatra të komunës së Vitisë, Ramjan dhe Pozheran, janë të kontaktit me një të infektuar nga komuna e Ferizajt, i cili edhe ka ndërruar jetë. Pastaj u shtuan 9 raste të reja: 6 familjarë të personit nga Ramjani, 2 familjarë të personit të infektuar nga Pozherani dhe një rast i ri nga fshati Gjylekar, i cili nuk dihet nga është infektuar”, tha ai.

Ai tha se sasia e pajisjeve mbrojtëse të cilat i ka ndarë Ministra e Shëndetësisë është e pamjaftueshme.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti është pajisur me një sasi të pajisjeve mbrojtëse nga Ministria e Shëndetësisë dhe donatorë, por nuk janë të mjaftueshme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat