Lladrovci pret në takim Kurti, diskutojnë për gjendjen aktuale në Drenas

Kosova

Lladrovci pret në takim Kurti, diskutojnë për gjendjen aktuale në Drenas

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:49
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me drejtorët, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministren në detyrë të Ministrisë së Administrimit së Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi për të diskutuar për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryetari Lladrovci gjatë takimit njoftoi kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale shëndetësore në Komunën e Drenasit, dhe masat e ndërmarra si Shtab Emergjent Lokal.

Siç njofton kumtesa, Lladrovci ka falënderuar kryeministrin Kurti dhe ministren Redžepi për vizitën, duke shtuar se janë në zbatim të plotë të gjitha masave dhe se qytetarët me disiplinë të lartë po i përmbahen.

“Ne me kohë i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit, gjithmonë duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë. Deri tani nuk ka raste të konfirmuara me rezultat pozitiv të virusit, dhe për këtë falënderoj qytetarët të cilët po i zbatojnë masat dhe rekomandimet. Gjithashtu, falënderoj gjithë akterët e angazhuar, si punëtorët shëndetësorë, të administratës komunale, inspektoratin, Shtabin Emergjent, zjarrfikësit, zyrtarët policor, dhe të gjithë vullnetarët që kanë ndihmuar me donacione”, ka deklaruar kryetari Lladrovci.

Ndërsa, kryetari Lladrovci në emër tij dhe kryetarëve tjerë, ka shprehur indinjatë të thellë lidhur me masat e reja të Qeverisë të cilat nuk janë hartuar në konsultim me komunat, për të cilën ka reaguar edhe publikisht Asociacioni i Komunave të Kosovës. Ndërsa, Ministrja Redžepi është arsyetuar se pajtimin e kmunave për vendimin e mbrëmshëm e ka marrë nga Drejtori i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi.

Në fund të takimit, kryeministri Kurti ka përgëzuar kryetarin Lladrovci dhe qytetarët për disiplinën e treguar në zbatimin e masave dhe menaxhimin e situatës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat