​Tahiri: Vendimet pa koordinim me komunat prodhojnë pasoja të mëdha

Kosova

​Tahiri: Vendimet pa koordinim me komunat prodhojnë pasoja të mëdha

Më: 14 prill 2020 Në ora: 16:16
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i ka quajtur të njëanshme vendimet e fundit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes nga 15 prilli, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndërmerret pa koordinim me komunat.

Ai shprehet kundër masave të reja lidhur me kufizimin e lëvizjes, pasi që ka ende fshatra në Kosovë që nuk kanë asnjë të infektuar me koronavirus.

Derisa i bashkohet reagimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, që siç thuhet nuk janë konsultuar kryetarët e komunave për masat e ndërmarra mbrëmë nga Ministria e Shëndetësisë, kryetari Tahiri thotë se sot në komunën që ai udhëheq është shkaktuar kaos nga qytetarët për shkak të panikut.

Kryetari i Vushtrrisë, në një intervistë, thotë se janë 23 raste deri më tani të konfirmuara në këtë komunë me Covid-19, ku katër prej tyre janë shëruar.

Tahiri: Kemi 23 raste në Vushtrri me COVID-19, katër të shëruar

“Gjithsejtë në komunën e Vushtrrisë kemi 23 qytetarë të prekur me COVID-19, prej të cilëve katër janë shëruar. Pra, janë 19 qytetarë që janë pozitiv me COVID-19, apo të njohur ndryshe si koronavirus. Ne lutemi që të gjithë të shërohen sa më shpejt dhe t’i kthehen jetës normale, dhe gjithë qyteti t’i kthehet jetës normale. Si shtab komunal emergjent jemi në kontakt të vazhdueshëm me pacientët dhe familjet e tyre për t’iu ofruar mbështetjen e nevojshme. Po ashtu, si shtab kemi marrë një sërë masash për të cilat besojmë se lehtësojnë jetën e qytetarëve, e që kanë për qëllim ndalimin e përhapjes së virusit në qytetin tonë”, tha Tahiri.

Ai thotë se në këtë situatë pandemike, komunat dhe qeveria duhet të bashkëpunojnë, në mënyrë që masat të jenë sa më zbatueshme, në të kundërtën mund të ketë pasoja.

Tahiri: Vendimet e njëanshme ja në vështirë të zbatueshme

“Vendimet e njëanshme pa konsultim normalisht që janë më vështirë të zbatueshme, dhe normalisht që prodhojnë pasoja më të mëdha. Unë për vete jam kontaktuar nga ministri i Shëndetësisë për raste të tjera. Të dielën ne e kishim vendimin për kufizim të lëvizjes nga ora 17:00 deri 06:00. Pastaj menjëherë të nesërmen një vendim tjetër. Mendoj që të gjithë ne duhet të koordinohemi sa më shumë që të kufizojmë tashmë lëvizjen. Sot qytetin e Vushtrrisë e kemi tërësisht në kaos. Ka një numër shumë të madh të njerëzve në qytet, ka radhë shumë të gjata para bankave, marketeve, pasi njerëzit janë zënë në befasi dhe ka panik që nuk është e nevojshme në këtë periudhë”, tha Tahiri.

Ndër të tjera, ai thotë se është pjesë e qëndrimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës që të tërhiqet vendimi për masat e reja për kufizim të lëvizjes, sipas të cila ve qytetarët kanë të drejtë të dalin nga shtëpitë vetëm një herë në ditë dhe atë për një periudhë të caktuar kohore prej një orë e gjysmë.

Tahiri thotë se nuk ka rritje të numrit të rasteve të të infektuarve në Smrekonicë, fshat ky që është shpallur zonë në karantinë.

Tahiri: Sot pritet shërimi i një pacienti nga Pestova

“Të gjitha rastet e kontaktuara, të kontaktit me këta persona dhe që janë vlerësuar që duhet të bëhet testimet, po bëhen në mënyrë të rregullt nga IKSHP dhe në bashkëpunim me shtabin emergjent komunal. Fati i mirë është që në Studime po shuhen vatrat, në Rubik nuk kemi vatër dhe po ashtu në Pestovë praktikisht jemi duke shkuar drejt shërimit të parë të personit që ka qenë në Pestovë. Sot ka dalë rezultati i parë negativ i saj. Dhe nëse konfirmohet sot që kemi negativ, do të kemi pacientin e pestë të shëruar nga fshati Pestovë”, tha Tahiri.

A i kërkon nga niveli nacional që të kenë konsultim më të madh me komunat e Kosovës që vendimet në lidhje me parandalimin e përhapjes së koronavirusit të jenë më efikase.

Tahiri: Të kemi koordinim më të madh

“Po të kemi një konsultim më të mirë mes vete, një koordinim më të madh, edhe masat edhe vendimet do të ishin më efikase. Prandaj le të shpresojmë shumë që edhe këto mosmarrëveshje që kemi këto kohë, të tejkalohen. Ne si komunë çdo ditë ballafaqohemi me kërkesa nga qytetarët, bujqit, fermerët, punëtorët e ndërtimtarisë, sepse në një fshat nëse nuk ka asnjë rast, ka punë ndërtimi që mund të vazhdojnë atje. Pse mos të ketë bashkëpunim të tillë, pse t’i detyrojmë që ta shkelin ligjin ata qytetarë, kur mundemi që në atë pjesë të vlejnë rregulla, e jo uniforme siç vlejnë në zonën urbane”, tha Tahiri.

Bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës në Vushtrri, Tahiri th otë se sot në çdo xhami, pas namazit, imamët do të bëjnë thirrje “Të lutem, qëndroni në shtëpi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat