Moti nesër dhe pasnesër

Kosova

Moti nesër dhe pasnesër

Më: 14 prill 2020 Në ora: 21:56
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuat se të mërkurën dhe enjten, vranësirat do të zhvendosen në drejtim të juglindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.

Sipas këtij instituti, këto rreze nuk do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, sidomos ditën e mërkurë për shkak të prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit.

“Nga dita e enjte priten rritje të temperaturave maksimale, duke bërë që grafiku i fushave termike të jetë konstant me vlerat e mesatareve për muajin që jemi. Temperaturat minimale parashihen të ulen deri në zero, apo në -1 gradë Celsius, në viset malore minimalet priten të regjistrojnë vlerat -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius. Indeksi UV të mërkurën mbetet mesatar, ndërsa cilësia e ajrit në vlerat e shëndetshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe jugperëndimi”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat