Shërohet pacientja e pestë në Vushtrri nga koronavirusi

Kosova

Shërohet pacientja e pestë në Vushtrri nga koronavirusi

Më: 14 prill 2020 Në ora: 23:15
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se është shëruar pacientja e 5-të nga koronavirusi në këtë komunë.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri tha se pacientja e 5 e shëruar nga Covid 19 është nga Vushtrria.

“Në luftën tonë kundër përhapjes së Coronavirus në Vushtrri, secila fitore si kjo është inkurajim i madh për të gjithë ne për të vazhduar përpara”, ka shkruar Tahiri.

Ai bëri të ditur se asnjë kontak i testuar i pacientës së infektuar nuk ka rezultuar pozitv dhe sipas tij, kjo është një fitore.

“Si rezultat i angazhimit të madh të krejt strukturave tona bashkë me IKSHPK, asnje kontakt i testuar i kësaj pacienteje nuk ka rezultuar pozitiv, prandaj këtë e quaj fitore. Unë jam i vetëdijshëm për sakrificat e mëdha të gjithësecilit nga Ju, por në këtë kohë bashkëpunimi ynë shpëton jetë”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka lutur qytetarët e Vushtrrisë të rrinë në shtëpi, të mbajnë distancë dhe ta ruajnë qytetin e tyre.

Deri tani në këtë komunë janë konfirmuar 23 raste me koronavirus, ku 5 prej tyre janë shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat