Lajm i mirë: Dy të shëruar nga Malisheva

Kosova

Lajm i mirë: Dy të shëruar nga Malisheva

Më: 14 prill 2020 Në ora: 23:22
Ragip Begaj

Bazuar në të dhënat e konfirmuara nga vet pacientët, sot janë shëruar edhe dy pacient nga Komuna e Malishevës, të cilët janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Konfirmimin e kanë bërë pacientët dhe familjarët, në bisedë telefonike me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili i ka uruar të dy pacientët, ndërsa pacientëve të tjerë ju ka uruar shërim të shpejt.

Bazuar në rekomandimet e OBSH-së, kur dy teste dalin negative në distancën kohore prej një dite, atëherë konsiderohen të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve në Komunën e Malishevës, është 17 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat