Arrestohen 70 persona që nuk zbatuan masat e lëvizjes së lirë

Kosova

Arrestohen 70 persona që nuk zbatuan masat e lëvizjes së lirë

Më: 15 prill 2020 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Gjatë së martës, Policia e Kosovës ka arrestuar 70 persona për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Qytetarët nuk po e zbatojnë në përpikëri vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së martë, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe ndaluar gjithsej 70 persona.

Sipas njoftimit, vetëm në qytetin e Pejës janë arrestuar 35 persona

35 vetëm në Pejë, 10 në Prishtinë e po aq edhe në Gjakovë, 4 në Gjilan. Ndërkaq në Ferizaj janë arrestuar tre persona aq sa edhe në pjesën jugore të Mitrovicës.

Ndërsa në Prizren janë arrestuar pesë persona, kurse në pjesën veriore të Mitrovicës tash e dy ditë nuk ka asnjë të arrestuar për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat