Arrestohet një zyrtar i ATK-së për marrje ryshfeti

Kosova

Arrestohet një zyrtar i ATK-së për marrje ryshfeti

Më: 15 prill 2020 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka zbuluar një vepër korruptive në Rahovec.

Dje në Rahovec, dy të dyshuar, njëri zyrtar i ATK-së dhe tjetri kontabilisti i tij kanë kryer  duke marrë ryshfet para kesh 500 euro nga një person.

Policia njoftoi se njëri prej tyre është arrestuar në flagrancë pasi i ka marrë paratë në kundër shpërblim për të mos i ndaluar veprimtarinë viktimës.

Me urdhër të prokurorit zyrtari i ATK-së është dërguar në mbajtje ndërsa kontabilisti është liruar në procedurë të rregulltë.

Policia ka hapur rast për “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje ryshfeti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat