Kurti në Obiliq takon Gashin: Lufta në parandalimin e këtij virusi është e të gjithëve

Kosova

Kurti në Obiliq takon Gashin: Lufta në parandalimin e këtij virusi është e të gjithëve

Më: 15 prill 2020 Në ora: 13:55
Albin Kurti dhe Xhafer Gashi

Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi kanë takuar sot kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi.

I pari i Obiliqit  e njoftoi Kurtin lidhur me situatën aktuale dhe masat që ka ndërmarrë kjo komunë në menaxhimin e kësaj pandemie globale, ku theksoi se për fat të mirë deri me tani ky qytet nuk ka asnjë rast të dyshuar me koronavirus dhe se shtabi emergjent lokal i Obiliqit po punon me përkushtim në tejkalimin e kësaj sfide.

Po ashtu, Gashi që njëherit është kryetar i Aosciacionit të Komunave të Kosovës kërkoi që për të gjithë hapat që Qeveria do të ndërmarrë në vazhdimësi të jenë në koordinim të plotë me komunat, në mënyrë që të arrihen rezultatet e duhura në menaxhim e këtij virusi duke marrë parasysh shpejtësinë e shpërndarjes së tij.

Poashtu si Kryetar i AKK-së me kërkesë të kryetarëve të komunave adresoi tek Kryeministri Kurti që të rishikoj vazhdimin e procedurave të prokurimit publik dhe të rishikojë mundësin e fillimit të projekteve kapitale, duke përfshirë fillimin e ndërtimeve dhe rrënimin e objekteve.

Në anën tjetër, Kurti falenderoi Gashin për mikëpritjen dhe përgëzoi për angazhimin e tij në këtë situatë emergjente duke theksuar se fal punës dhe përkushtimin të shtabit emergjent të Obiliqit janë edhe tregues i gjendjes së qetë dhe stabile në Komunën e Obiliqit si dhe sigurojë Kryetarin Gashi që bashkëpunimi mes nivelit lokal dhe qendror do të jetë në çdo hap që do ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Në fund të takimit, të dy palët u dakorduan se lufta në parandalimin e këtij virusi është e të gjithëve pa dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat