Nis aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020”

Kosova

Nis aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit 2020”

Më: 16 prill 2020 Në ora: 00:26
“Sofra e Ramazanit 2020”

Në vigjilje të muajit të bekuar të Ramazanit, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” ka filluar aksionin “Sofra e Ramazanit 2020” për t’iu dal në ndihmë të gjithë familjeve skamnore.

Me këtë rast edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka apeluar tek të gjithë qytetarët dhe njerëzit e vullnetit të mirë, bizneset, kompanitë si dhe ata të cilët jetojnë në diasporë, që të ndihmojnë me mundësitë e tyre.

Sipas njoftimit nga Bashkësia Islame e Kosovës, myftiu Tërnava në këtë thirrje ka rikujtuar edhe një thënie të Muhamedit a.s: “Zoti është në ndihmën e robit të tij përderisa robi është në ndihmën e vëllait të vet”.

Gjithashtu ai në fund ka apeluar që në këtë kohë pandemie të përkrahet kjo nismë me qëllimin e vetëm që të begatohen sofrat e skamnorëve në muajin e Ramazanit.

Vlera e nja pako ushqimore është 25 euro.

Ky aksion ka filluar më 11 prill dhe vazhdon deri më 1 maj të këtij viti.

Për të gjithë ata që janë të interesuar të i bashkëngjiten aksionit “Sofra e Ramazanit 2020”, kontributin mund ta japin në këtë xhirollogari:

Banka: NLB:-Prishtina, Account no&IBAN:XKO5 1700200100103672* SWIFT Code (BIC): NLPRXKPR, dukë shënuar në përshkrim të donacionit “SOFRA E RAMAZANIT 2020”.

Donacionet mund t’i dorëzoni edhe në zyrat e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës nëpër qytetet e Kosovës.

Gjithashtu mund të kontaktoni në numrat e telefonit: 00383 (38) 224 024 ose 0383 (49) 733 678.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat